Frika se me liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian Kosova do të boshatiset nga të rinjtë nuk po rezulton të jetë reale, pasi me gjithë murin e Schengenit shumë kosovarë po ikin drejt Evropës.
Por emigrim i tillë tashmë po ndodh legalisht për dallim nga vite më parë kur rreth 100 mijë kosovarë kishin ikur nga vendi rrugëve malore nëpërmjet Hungarisë. Ambasadat e shteteve të ndryshme të Bashkimit Evropian së fundmi e kanë lëshuar dorën, duke dhënë viza pune për punëtorët e kualifikuar nga Kosova, pasi në shtetet e tyre ka kërkesë të madhe për fuqi të re punëtore, shkruan Zëri.
Javëve të fundit në mediet kosovare është raportuar se çdo natë disa autobusë me të rinj nga vendi po udhëtojnë drejt Kroacisë ose Gjermanisë, ku kanë gjetur vende pune. Madje është thënë se Ambasada e Kroacisë në Prishtinë është duke punuar me orar të zgjatur për t’i përmbushur kërkesat e bizneseve kroate për t’i siguruar punëtorët para fillimit të sezonit veror.
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër