Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, deklaroi sot se një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve është urgjente dhe vendimtare për përparimin e Serbisë dhe Kosovës në rrugën e tyre evropiane.
Borrell, siç raporton REL, ka thënë se “të dy palët duhet të bëjnë përpjekje të mëtejshme të rëndësishme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative për normalizimin”, transmeton Arbresh.info.
“Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe thelbësore, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të bëjnë përparim në rrugët e tyre evropiane”, tha Borrell, duke shtuar se përparimi ishte bërë në dialogun e rifilluar.
Ditë më parë Borrell tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një proces kompleks, por ai u shpreh se arritja e një marrëveshjeje finale është çështje muajsh, e jo vitesh. /Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...