Moti i keq dhe me reshje të dendura shiu dhe bore në zonat malore ka sjellë probleme në qarkullimin e makinave në Kukës.Sipas komisionit të Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës, është bërë me dije se fatmirësisht të gjithë akset janë të kalueshme pa probleme.
“Gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit është shoqëruar me erë të fortë, reshje shiu me intensitet të lartë në gjithë territorin e Qarkut Kukës, ku në lartësinë mbi 500 m me reshje bore.
Lartësia borës në Shishtavec 15 cm, në Valbonë 15 cm .
Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se:
>Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.
Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin e borës, largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.
>Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme.
>Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.
>Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.
> Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun Kukës.
Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente”, thuhet në njoftimin e prefekturës.
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...