Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren për të vepruar sipas nevojës

22:52 | 1 Shkurt 2026
E.H

Komuna e Prishtinës deklaron se ekipet e tyre janë në terren dhe plotësisht të përgatitura për të vepruar sipas nevojës, në funksion të sigurisë në rrugët e kryeqytetit.

Në njoftimin e komunës theksohet se “për shkak të temperaturave të ulëta, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në zonat rurale dhe malore, ku ekziston rrezik nga ngricat dhe rrëshqitjet e rrugëve”.

“Rekomandohet:

• përdorimi i pajisjeve dimërore,

• ngasja me shpejtësi të reduktuar,

• respektimi i sinjalizimit rrugor dhe udhëzimeve të autoriteteve”, ua kujton komuna qytetarëve.

“Ekipet komunale do të vazhdojnë monitorimin dhe ndërhyrjet sipas nevojës, për të garantuar qarkullim sa më të sigurt”, thuhet në njoftimi.

Shpërndaje në rrjete sociale