Një incident ndodhi të martën në Kuvendin e Serbisë, ku deputetët e opozitës u ngritën nga ulëset dhe aktivizuan mjete piroteknike në sallë.
Deri te kjo erdhi pasi deputetët e koalicionit qeverisës miratuan rendin e ditës, të cilin opozita e kundërshtoi.
Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryetarit, aktivizuan bomba me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”.
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq ka reaguar ndaj kësaj duke përmendur edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
“ Sonja Iliq, 8 muajshe shtatzënë, u trondit dhe po luftojnë për fëmijën e saj”, thotë Ana Brnabiq, duke shtuar – e bëtë, me metodat terroriste të Kurtit për të hedhur bomba shokuese, raporton N1, përcjell Arbresh.info.
“Dhe ju thjesht duhej të dilnit me një politikë dhe të ofronit një vizion për qytetarët e Serbisë, por është më e lehtë për ju të hidhni bomba shokuese sesa të dilni me një të tillë”, shtoi ajo./Arbresh.info/
LEXO EDHEë
Rinumërohen mbi 1 mijë kuti me vota
Rama: Rilindja e gjimnazit “Dhaskal Todri” në Elbasan, 600 n...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Diplomojnë sot 21 kadetë për zjarrfikës në Akademinë për Sig...
Alarm te Barcelona: Lëndimi i Pedrit është më i rëndë se sa ...
Nuk ka akuza në hetimin zviceran mbi abuzimin në Kishën Kato...