Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka thënë se për të është i vështirë çdo përvjetor që e kujton masakrën e bërë ndaj familjes së saj nga forcat e ushtrisë serbe.
Bogujevci në Info Magazine ka deklaruar se duhet të bëhet punë dhe angazhim nga të gjithë sa i përket krimeve të bëra ndaj kosovarëve gjatë luftës së fundit.
“Secili vit, secili përvjetor është çdo herë e më i vështirë. Por, në të njëjtën kohë, për secilin prej nesh ajo që e kemi kaluar në atë periudhë kohore, mbetet me ne në përditshmërinë tonë. Këto përkujtime janë të vështira çdo herë, për mua është me rëndësi ta përmend që sot ishim në përvjetorin e Krushës së Madhe, Krushës së Vogël dhe familjes Berisha në Suharekë, më e vështira është kur i sheh gratë që ende nuk dinë për fatin e familjarëve të tyre, kjo është goxha e vështirë”.
“Ne, një pjesë jemi me fat se e dimë çfarë ndodhi me familjarët tanë, por kur i sheh familjet tjera që për 22 vjet nuk kanë marrë asnjë lajm rreth asaj se çfarë iu ka ndodhur familjeve të tyre apo edhe asaj se nuk e dinë kur i kanë trupat e familjes, kjo është tepër e vështirë. Janë shumë e shumë familje ane mbanë Kosovës që kur vjen kjo periudhe është shumë e rëndë. Kjo do të duhej të na detyrojë edhe të na kujtojë në përditshmërinë tonë për punën dhe angazhimin që duhemi ta drejtojmë rreth këtyre çështjeve që së paku t’ua lehtësojmë dhimbjen”, ka thënë Bogujevci.
Sonte Kosova-Sllovakia, Dardanët synojnë fitore
Nis gjyqi ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit pë...
Rama e emëron Sokol Havollin për një mandat të ri në Drejtor...
Shtyhet pak seanca ndaj Hashim Thaçi për rastin e pengimit t...
Goditet banda shqiptare në Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë, s...
Polonia planifikon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...