Deputetja e LVV-së, Saranda Bogujevci ka thënë se nuk mund të ecim përpara nëse deputetët nuk votojnë.
Në një deklarim për media para fillimit të seancës së 47-të, Bogujevci u shpreh se LVV ka dhënë opsione të vazhdueshme për të dal nga situata
“Ne si VV kemi dhënë opsione të vazhdueshme si të dilet nga situata. Ka qenë ftesa e Kryeministrit qysh në prill me krerët e dy partive më të mëdhaja që të shkojnë pako në votim për emrat, mandej është ofruar edhe marrëveshje politike, jemi munduar por nuk ka interesim. Nuk po kuptoj më as çka dojnë, pse nuk votojnë, nuk ka sens se si është duke vepruar opozita. Duhet të kërkohet përgjegjësi edhe nga qytetarët që i kanë votuar. S’janë duke respektuar qytetarin. Nuk kanë asnjë propozim konkret, përveç që janë duke e dëmtuar Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Bogujevci./Arbresh.info
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...