Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci duke folur për dështimin e radhës në konstituimin e Kuvendit, tha se problemi nuk qëndron te kandidatura e Albulena Haxhiut, por te mungesa e votimit për krijimin e komisionit që do të mundësonte votimin e fshehtë.
“Sot ka qenë seanca e 18-të për të votuar komisionin e votimit të fshehtë, për të mundësuar zgjedhjen e kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës. Gjithmonë po flitet se dështoi votimi për Albulena Haxhiun, por kjo nuk është e vërtetë. Në fakt, nga ana e opozitës nuk po votohet fare komisioni,” tha Bogujevci në rtk.
Ajo theksoi se votimi i fshehtë është një mekanizëm i përdorur edhe në vende të tjera demokratike, për të tejkaluar situatat kur nuk ka konsensus për votimin e hapur.
“Kemi parë shembuj të tillë edhe në vende të tjera. Votimi i fshehtë është përdorur si mjet për të dalë nga situata ku mungon pajtueshmëria për votimin e hapur. Është një mundësi tjetër për të ecur përpara,” u shpreh deputetja.
Ajo theksoi se partia fituese ka ndërmarrë të gjithë hapat e mundshëm për të dalë nga situata e krijuar, por ka hasur në një bllokadë të vazhdueshme nga opozita, e cila po refuzon të votojë komisionin për votimin e fshehtë.
“Nëse janë kundër komisionit, pse nuk po votojnë kundër? Gjithmonë po hidhet topi te ne, duke thënë se ‘ju i keni fituar zgjedhjet e fundit, pse nuk po merrni hapa’. Ne i kemi ndërmarrë të gjithë hapat e mundshëm për të dalë nga kjo situatë – por nuk ka pasur vullnet nga pala tjetër,” deklaroi Bogujevci.
Ajo rikujtoi se zgjedhjet e fundit e kanë nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje fituese me 48 ulëse në Kuvend dhe se, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, partia fituese ka të drejtën ekskluzive për të propozuar dhe zgjedhur kryetarin e Kuvendit.
“Ne kemi dalë fitues në zgjedhje, kemi arritur 48 ulëse – ky ka qenë vullneti i popullit. Sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, partia fituese e ka të drejtën ekskluzive për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit,” shtoi Saranda Bogujevci.
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...