Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovë.
Kjo ndodhi pasi nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ia ndali fjalën shefit të deputetëve të LDK-së, Arben Gashit.
“Ky model i ndërtuar i kërcënimit të deputetëve nuk funksion e aq më pak me mua. Ta keni parasysh që ky kuvend është i deputetëve, këtu flasin deputetët pra deputetët në rastin minimal duhet të jenë të barabartë në kohën që e shpenzojnë. Ministrat flasin 10 minuta, deputetët dy minuta kjo është në kundërshtim me ligjin”.
E deputeti i LDK-së Arben Gashi ka thënë se deputetët duhet të kenë kohë të njëjtë për diskutim aq sa ministrat.
“Deputetët duhet të jenë të barabartë në kohën që e shpenzojnë. Dhe ju çfarë po bëni? Po i lejoni ministrat me fol 10 minuta; deputetët po i leni dy minuta. Është në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe unë po ua lexoj nenin 48 të rregullores”, tha Gashi./arbresh.info/
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...