
dukagjini
Një incident është raportuar të ketë ndodhur paraditen e sotme në lagjen Dragodan të Prishtinës, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas pamjeve të publikuara nga mediat, policia ka bllokuar rrugën “Ahmet Krasniqi” dhe ka vendosur shirita sigurie, ndërsa pranë zonës janë parë njësi të shumta policore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për Arbresh.info se rreth orës 11:00 është pranuar një informacion për një rast kanosjeje, dhe menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një rast Kanosje në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar’, njoftoi ai./Arbresh.info
Barcelona ka në “radar” pesë yje të Spurs, në ra...
PDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues, s’do ta...
Trajneri i moshave të Juventusit kundër transferimit të Lewa...
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...