Ura që lidh Kosovën dhe Serbinë mbi liqenin e Ujmanit është bllokuar pjesërisht nga Policia e Kosovës.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, në emisionin “FIVE”, ka thënë se ajo zonë ka qenë dhe vazhdon të jetë zonë e kontrabandës.
Elshani thotë se policia kufitare i ka vendosur disa bllokada, zig-zag, ku kamionët nuk do mund të kalojnë, ndërsa veturat po.
“Ka qenë dhe vazhdon të jetë zonë e kontrabandës, për arsyee të zonës që është e papërshtatshme edhe për lëvizje sepse nuk ka rrugë të mirështruara. Kjo është në vazhdën e punës tonë, në fakt punës së policisë kufitare që ka bllokuar dhjetëra rrugë ilegale që çojnë në drejtim të Serbisë dhe që janë përdorë nga kontrabandues,” ka thënë Elshani.
Se a ka pika statike të policisë që bëjnë kontrolle rutinore, Elshani thotë që “ka patrullime të shtuara” dhe mënyra të tjera që policia e kontrollon atë zonë.
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja