Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh.G., i cili gjendet në paraburgim, për shkak të dyshimit të bazuar mirë, se njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Në njoftimit për media, bëhet e ditur se sipas aktakuzës, i pandehuri Sh.G., me 2 korrik të këtij viti, në ora 17:35 në pikën e kalimit kufitar të Vërmicës, pa autorizim transporton substanca apo preparate, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që pasi policia kufitare kishte ndaluar automjetin e markës ‘’AUDI A8’’, të cilin ishte duke e drejtuar vëllai i të pandehurit, A.G., gjatë kontrollit të automjetit, saktësisht në ulësen e pasme të tij, policia ka gjetur një qese plastike me ngjyrë të verdhë me substancë narkotike të llojit “marihunë”, në peshë të përgjithshme prej 300 gram të cilën substancë e kishte blerë i pandehuri në Shëngjin në shumën prej 500 eurove, me qëllim që të njëjtën ta vë në qarkullim për shitje brenda territorit të Kosovës.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit./Arbresh.info
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...