Është mbajtur punëtoria me bletarët llapjanë, e cila u organizua nga Shoqata e Bletarëve ”Llapi” në Podujevë me mbështetje të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Komunës së Podujevës.
Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka prezantuar statistikat e numrit të shoqërive të bletëve, ku sipas këtyre statistikave në vitin 2013 janë ndarë 225 shoqëri bletësh, në vitin 2014 janë ndarë 300 shoqëri bletësh, kurse për vitin 2015 janë planifikuar të ndahen 1000 shoqëri bletësh.
Nënkryetari Rudari tha se tha se numri i shoqërive të bletëve në Komunën e Podujevës ka shënuar rritje nga viti 2012 kur ishin 2100 shoqëri bletësh, në vitin 2014 janë evidentuar 4,470 shoqëri bletësh, kurse në vitin 2015 janë gjithsej 5,470 shoqëri.
“Kjo është si rezultat i përkrahjes nga Drejtoria e Bujqësisë në Komunën tonë dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha nënkryetari Rudari.
Në këtë punëtori mori pjesë edhe Lejlja Shehu -kryetare e Shoqatës së Bletarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Pëllumb Aleksi nga Fakulteti i Bujqësisë në Tiranë.
Shehu paraqiti të dhëna me rëndësi për fushën e Bletarisë në Republikën e Shqipërisë.
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...
Pas gati një dekade, Aridon Bllaca largohet nga Gjilani
Go+ Peja rikthen në skuadër basketbollistin Fatlind Shoshaj
Tronditet Cyrihu: Vritet 71-vjeçarja nga Kosova, tre persona...
“Operacioni fshesa” tek Llapi, largohen tre lojtarë
Leonid Berisha gati për sfidën e radhës, përballet me grekun...