Blerim Latifi: Mustafa si diktatori Hoxha, i beson veç Hotit për Kryeministër e Kryetar të LDK’së
Profesori i filozofisë politike, Blerim Latifi, e ka krahasur Isa Mustafën me dikatorin Enver Hoxha, kur është në pyetje trashëgimtari i partisë dhe posti i kryeministrit.
Sipas Latifit, Avdullah Hoti është personi i vetëm të cilit i beson Isa Mustafa, teksa thotë se të tjerët i duken tradhtarë.
Postimi i tij i plotë:
Kur e ndjeu se po i mbaronin ditët, Enver Hoxha bëri llogaritë se kujt mund t’ia besonte pushtetin.I rezultoi se i vetmi njeri tek i cili mund ta linte të sigurtë familjen e tij ishte Ramiz Alia. Që Ramizit t’i hapej rruga e trashëgimtarit duhej eleminuar pretendentët e rrezikshëm në krye me Mehmet Shehun.Plani funksionoi krejtësisht.
Sot Avdullah Hoti ma kujton disi Ramiz Alinë. Është i vetmi të cilit Isa Mustafa i beson plotësisht. Gjithë të tjerët i duken tradhtarë potencialë.Prandaj Avdullah Hoti ishte dhe do të jetë emri i LDK-së për kryeministër. Deri në ditën që kryetar i saj do të jetë Isa Mustafa.Dhe me vullnetin e këtij të fundit edhe kryetari i ri i LDK-së.
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju