Gazetari dhe drejtuesi i emisionit ‘Opinion’ në Shqipëri, Blendi Fevziu, ka dhënë vlerësime maksimale për Policinë e Kosovës, gjatë emisionit të së martës.
Derisa po diskutohej në studio për sulmin terrorist në veri, gazetari Artan Hoxha po fliste për aksionin fantastik që e realizoi Policia e Kosovës në veri.
Ndërkaq gazetari Blendi Fevziu tha se përveç që janë të trajnuar edhe policët e thjeshtë kur të ndalojnë në rrugë, duken si amerikanë.
“Edhe policët që të ndalojnë në rrugë janë si amerikanët, s’kanë lidhje me Ballkanin fare”, tha Fevziu.
Kujtojmë se Policia e Kosovës u vlerësua lartë për aksionin e jashtëzakonshëm të së dielës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë heroi Afrim Bunjaku nga terroristët serbë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...