Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, priti sot në takim një delegacion të bizneseve nga Turqia, të udhëhequr nga Osman Servi, kryetar i UTSIAD-it në Stamboll Organizat e Industrisë dhe Biznesit Turko-Ndërkombëtar.
Gjatë takimit, njofton zyra për inbformim e AKB-së, u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet bizneseve të Kosovës dhe Turqisë, me fokus në rritjen e investimeve, shkëmbimet tregtare dhe krijimin e partneriteteve të reja.
“Z. Osman Servi theksoi se bizneset turke janë të interesuara për bashkëpunim më të ngushtë me AKB-në dhe për të eksploruar mundësitë që ofron tregu i Kosovës. Ai u shpreh se ekziston potencial i madh për projekte të përbashkëta në sektorë të ndryshëm ekonomikë. Nga ana tjetër, z. Agim Shahini vlerësoi lartë gatishmërinë e UTSIAD-it për bashkëpunim dhe shprehu përkushtimin e AKB-së për të lehtësuar lidhjen e bizneseve dhe për të krijuar ura të reja partneriteti ndërmjet dy vendeve”, thuhet pos tjerash në këtë njoftim.
Takimi u mbyll me zotimin për vazhdimin e komunikimit dhe përgatitjen e hapave konkretë drejt realizimit të bashkëpunimeve të ardhshme.
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...