Bizneset në Skenderaj ankohen për pushimin e së dielës

21:17 | 1 Mars 2020

Në disa komuna të Kosovës ka disa javë që ka filluar të zbatohet rregulli që të dielave bizneset mos të punojnë.

Por disa nga këta të fundit po ankohen për këtë gjë, madje thonë se kjo i shtyn që të reduktojnë edhe numrin e punëtorëve.

Paria e Skenderaj e ka caktuar pushim ditën e fundit të javës për bizneset afariste.

Me të nuk po pajtohen disa nga qytetarët.

“Nuk është mirë se vjen dikush mysafir dhe kërkon diçka”, tha një qytetar për Klan Kosovën.

Por ka edhe prej atyre që rregullin e ri e shohin të arsyeshëm për shkak të punëtorëve.

Pronarët e qendrave tregtare nuk pranuan të flisnin para kamerave por janë të ndarë sa i përket vendimit.

Disa thonë se shkaku i kësaj do të duhej të reduktojnë numrin e punëtorëve. Kjo po kundërshtohet nga komuna e cila nëpërmjet një përgjigje me shkrim thanë se kjo nuk ndikon në bizneset që i respektojnë të drejtat e punëtorëve.

Para Skenderajt njëjtë kanë vepruar edhe Vushtrria dhe Mitrovica. Disa nga banorët e kësaj të fundit megjithatë po e gjejnë një zgjidhje.

Banorët e jugut të Mitrovicës të dielave po i shfrytëzojnë dyqanet që janë të hapura në lagjet veriore për t’u shërbyer me produktet që u duhen.

Kjo dukuri vërehet më shumë në lagjen e ‘Boshnjakëve’ dhe në ‘Suhodoll’.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara