Shoqata “Bizneset e Vogla” ka njoftuar se të hënën nga ora 10:00 do të organizojnë protestë përpara Komunës së Protestës.
Sipas kësaj shoqate, ata do të protestojnë kundër diskriminimit në shfrytëzimin e hapësirave publike dhe veprimeve selektive e të padrejta nga Inspeksioni i Komunës së Prishtinës ndaj bizneseve të vogla.
“Kërkojmë trajtim të barabartë për të gjithë dhe mbështetje për bizneset që mbajnë ekonominë lokale gjallë! Të bashkuar për drejtësi dhe dinjitet”, thuhet në njoftim.
Tutje, “Bizneset e Vogla” i ftuan të gjithë anëtarët, qytetarët dhe përkrahësit që të marrin pjesë në protestën që do të organizohet të hënën.
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...