Policia në Vushtrri, rreth orës 00:30 kishte pranuar një informatë se në një lokal në Vushtrri ishte duke u zhvilluar aktivitet i bixhozit dhe lojërave të fatit.
Policia ka shkuar në atë lokacion dhe përpos provave që në atë lokal ishte organizuar bixhoz i paligjshëm, gjatë kontrollit kanë gjetur edhe një armë për të cilën personi i dyshuar nuk posedonte leje e gjithashtu është gjetur edhe një sasi e municionit.

Personi i dyshuar A.S., 39 vjeçar, është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor ku është intervistuar në lidhje me rastin ndërsa arma, municioni dhe dëshmitë e ushtrimit të kundërligjshëm të bixhozit janë sekuestruar.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprave penale: ,,Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...