Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti ditën e sotme të rinjtë e të rejat bursistë nga programi i Young Cell Scheme.
Sipas njoftimit, ata e njohën zëvendëskryeministrin me eksperiencën e përvojat e tyre në shtetet ku ata kanë jetuar e studiuar, shkruan Arbresh.info.
Zëvendëskryeministri tha se programi është një mundësi e mirë për të thelluar dijet dhe njohuritë në fushëveprime të caktuara, të cilat i vendosin më tej në shërbim të vendit, me qëllim progresin dhe zhvillimin e Kosovës.
Ai shtoi se Qeveria vijon ta mbështesë këtë program, si një burim i rëndësishëm i kapitalit njerëzor, për rritje të qëndrueshme dhe ofrim të mundësive për të rinjtë dhe të rejat.
“Ky program i bursave postdiplomike bashkëfinancohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Bashkimi Evropian, duke mbështetur reformën e administratës publike të Kosovës, dhe përkrahur përafrimin e vendit me praktikat e standardet më të mira evropiane. 409 studentë janë shpërblyer me bursa, në 13 raunde, për të studiuar në universitetet evropiane, teksa do të nisen drejt universiteteve përkatëse deri në muajin tetor edhe studentët e pranuar nga thirrja e XIV-të.”, thuhet në njoftim.
Në këtë takim, prezent ishte dhe Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar dhe stafit civil./Arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit