Në ndërtesën e Parlamentit të Greqisë, gjatë vizitës zyrtare në Athinë, ditën e djeshme zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi pati takime ndarazi me deputetët Dora Bakoyannis dhe George Papandreou.
Përgjatë këtyre takimeve, zëvendëskryeministri Bislimi potencoi se Kosova vazhdon drejt rrugës së progresit, duke e pozicionuar vendin në një trajektore të zhvillimit dhe demokracisë.
“Si dëshmi më të fundit të këtij indikatori, kemi raportin e demokracisë të institutit V-Dem, ku Kosova renditet e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, njofton Zyra e Kryeministrit.
Siç thotë ZKM, bisedat e zhvilluara u fokusuan dhe në rrugëtimin në proceset e integrimit europian të Kosovës dhe aplikimet për anëtarësim në BE dhe në Këshillin e Evropës, e po ashtu dhe në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Greqi. Kosova synon të forcojë miqësinë dhe partneritetin me Greqinë.
Me deputetët Bakoyannis dhe Papandreou, Bislimi bisedoi dhe mbi procesin e dialogut, zhvillimet dhe takimin e fundit në Bruksel./arbresh.info/

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vi...
Shpërthen gypi, pa ujë përkohësisht Mitrovica e Veriut, Zveç...
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta...
Nisin punimet për ndërtimin e rrethit në rrugën Prishtinë-Gj...
Villa rikthehet te Atletico Madrid, emërohet në bordin drejt...
Trump: Irani mund të garojë në Kupën e Botës, por s’është e ...