Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësuesit e Misionit të FMN-së, të udhëhequr nga Gabriel Di Bella.
Gjatë takimit u diskutua rreth punës dhe analizave të misionit në lidhje me Kosovën e gjithashtu dhe bashkëpunimin e mbështetjen e FMN-së ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Misioni vlerësoi pozitivisht qasjen dhe strategjitë e Qeverisë në përballimin e krizave të shumëfishta, formalizimin e aktiviteteve të ekonomisë dhe krijimin e një vizioni për të ardhmen prosperuese të vendit. Shprehën dhe gatishmërinë për të ndihmuar me asistencë të mëtejme teknike dhe gjetjen e formave të tjera të thellimit të bashkëpunimit. Edhe në raportin e fundit të FMN-së, Kosova është vlerësuar pozitivisht, me rritjen dhe performancën më të mirë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përcjell arbresh.info
Palët diskutuan dhe mbi mungesën e stabilitetit në tregun energjetik ndërkombëtar dhe efektet e saj në Evropë dhe rajon, të cilat janë ndjerë dhe në Kosovë. Qeveria ka marrë masa efikase për të lehtësuar barrën e krizës energjetike dhe efektet e saj tek qytetarët.
Duke i falënderuar dhe vlerësuar për bashkëpunimin përmes projekteve dhe mbështetjes së tyre, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se mirëpret përkrahje të mëtejme nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për të tejkaluar sfidat e përbashkëta me të cilat përballet Kosova, rajoni dhe Evropa.
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut