Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim sot, përfaqësues të ambasadës së Kroacisë në Kosovë, Nedjeljko Spilek dhe duon artistike “Dina e Mel”, të përbërë nga Dina Busic dhe Melita Ivkovic.
Në takim u bisedua mbi lidhjet kulturore mes Kosovës dhe Kroacisë, me theks të veçantë në thellimin e kësaj marrëdhënieje përmes organizimit të aktiviteteve kulturore promovuese të përbashkëta dhe bashkëpunimit në këtë drejtim, përcjell Arbresh.info.
Duoja artistike “Dina e Mel” performon këngë të vjetra të arbëreshëve të Kroacisë.
Artistja Dina Busic, arbëreshe nga Zadari i Kroacisë, tregoi për iniciativat e ndërmarra dhe projektin e nisur për promovimin e kulturës, gjuhës dhe artit, duke iu referuar si ruajtja e bukurisë së natyrshme të harmonive të arbëreshëve.
“Zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi punën e tyre në sjelljen e thesarit muzikor të arbëreshëve si dhe i uroi suksese artistëve për angazhimin dhe përkushtimin në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe artit të arbëreshëve në Kroaci, duke ofruar mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij për iniciativa të ngjashme.”, thuhet në njoftim.
Duoja artistike “Dina e Mel”, po qëndron për herë të parë në Kosovë, ku pas koncerteve në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë, sonte do të performojë në festivalin Etno Fest./Arbresh.info
Drejtoresha e ShISh-it, Vlora Hyseni, takohet me kryeministr...
Begaj vlerëson humanizmin e shqiptarëve në Ditën e Kujtesës ...
Vala e të nxehtit në Australi, Melburni përgatitet për ditën...
Babai raporton zhdukjen e vajzës që nga dhjetori në Gjakovë
Benita i shpreh pëlqim Klodit, flet edhe për Endrin: E shkua...
Militao ende nuk është gati për rikthim – është ndalur...