Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, priti në takim emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach.
Emisari Peach shoqërohej në këtë takim dhe nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, përcjell Arbresh.info
“Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, çështjet aktuale dhe situatën në rajon. Zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi partneritetin e fuqishëm mes dy vendeve tona si dhe theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm e të frytshëm si me ambasadorin Abbott, poashtu dhe me emisarin Peach”, thuhet në njoftimin për media.
Ai e informoi emisarin Peach rreth procesit të dialogut si dhe rolit aktiv e konstruktiv të Republikës së Kosovës.
“Vendi ynë në vazhdimësi ka dëshmuar angazhimin e përkushtimin e saj jo vetëm në normalizimin e marrëdhënieve e njohje me Serbinë, por edhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet shteteve të rajonit, si katalizator për paqe e harmoni, zhvillim e progres”, tha Bislimi.
“Aleanca e miqësia me Mbretërinë e Bashkuar bartin rëndësi të veçantë për Kosovën”.
Bislimi e falënderoi emisarin Peach për rolin dhe mbështetjen aktive të Mbretërisë së Bashkuar./Arbresh.info

13 vjetori i Marrëveshjes së Brukselit, Vuçiq: Shqiptarët s’...
Rama në Barcelonë, takim me kryeministrin Pedro Sánchez: Udh...
Dy anije tregtare qëllohen me armë zjarri në Ngushticën e Ho...
Rivarroset Sinan Dauti, 9-vjeçari nga Prekazi që ishte zhduk...
Në Dyz përkujtohet masakra e civilëve shqiptarë, Haxhiu: Nde...
Prokurorja Gashi për laboratorin e drogës në Pejë: Përdorohe...