Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e ri jorezident të Kuvajtit, Faisal Al Musaileem.
Bislimi e uroi ambasadorin për detyrën e re dhe për qëndrim të frytshëm në Kosovë gjatë kësaj vizite të parë, përcjell Arbresh.info.
“Kjo vizitë dhe emërimi i ambasadorit është sinjal i rëndësishëm mbi rëndësinë që të dyja palët i kushtojnë marrëdhënieve me njëra tjetrën si dhe incentivë për forcim e thellim të bashkëpunimit mes nesh.”, thuhet në njofitm.
Ndërkaq, ambasadori Faisal Al Musaileem tha se marrëdhëniet mes shteteve tona janë të shkëlqyera, me dëshirën dhe vullnetin për t’i thelluar ato në të ardhmen përmes dhe vizitave dypalëshe.
Tutje, Bislimi e vlerësoi gatishmërinë e ambasadorit dhe Kuvajtit për të mbështetur Kosovën, ndërtuar ura bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në rritjen e investimeve e bashkëpunimit mes komuniteteve të bizneseve.
“Ky takim i parë por jo dhe i fundit mes palëve u mbyll me urimet e ndërsjella për prosperitet për popullin e Kosovës dhe të Kuvajtit.”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/



Pranohet në prova intervista e Kilajt e dhënë për prokurorët...
Vengu: Në 2026 nis prodhimi i municioneve e dronëve `Made in...
Rama: Aktiviteti i Gjykatës Speciale në “Xhevdet Doda” u mba...
Sorensen pas takimit në Bruksel: Një hap për sqarimin e fati...
Presidenti i Këshillit Evropian: Vendimi i Trump për të mos ...
Filmi kosovar “Dy persona që shkëmbejnë salivën” nominohet p...