Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, është duke marrë pjesë në takimet e Brukselit të nivelit teknik me kryenegociatorin e palës serbe, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e emisarit Peter Sorensen.
Dërgimi i Bislimit në Bruksel nga ana e Qeverisë në detyrë u kritikua sërish nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila tha përfaqëismi i Kosovës në Bruksel nga Bislimi “është i pajustifikuar dhe pa asnjë legjitimitet qytetar e institucional”.
“Zgjedhjet e 9 shkurtit dhanë një mesazh të qartë nga qytetarët e Republikës së Kosovës. Ky vullnet politik nuk i jep mandat z. Bislimit të përfaqësojë Kosovën në një proces kaq të rëndësishëm dhe vendimtar. Përfaqësimi në dialog mund të bazohet vetëm mbi institucione legjitime të dala nga zgjedhjet dhe të mbështetura nga sovrani”.
LDK tha se dialogu me Serbinë është proces i ndjeshëm që përcakton të ardhmen e shtetit.
“Ky proces nuk mund të reduktohet në vendime të njëanshme të një qeverie në detyrë, e cila nuk gëzon më besimin qytetar dhe as shumicën e nevojshme për të marrë përgjegjësi të këtij niveli. Veprime të tilla dëmtojnë kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe rrezikojnë ta cenojnë rrugën tonë euroatlantike. Kosova ka nevojë për përfaqësim të denjë, të fuqishëm dhe mbi të gjitha legjitim. Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbrojë me vendosmëri këtë parim, duke theksuar se dialogu nuk mund të udhëhiqet nga improvizime partiake të një qeverie pa mandat”, thuhet në reagimin e LDK-së./Arbresh.info/
E rëndë në Dibër, 65-vjeçari vdes pasi u godit nga kali
Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ...
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...