Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mori pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë, me rastin e Ditës së Unitetit të Gjermanisë.
Në fjalën e tij, ai shprehu vlerësimin për përkrahjen e palëkundur të Gjermanisë ndaj Kosovës veçanërisht në etapat shtetndërtuese, përcjell Arbresh.info.
“Mbështetja juaj ka qenë e rëndësishme në forcimin e institucioneve tona, avancimin e ekonomisë dhe nxitjen e zhvillimit shoqëror. Kujtojmë me mirënjohje të thellë rolin vendimtar të Gjermanisë në mbështetjen e aspiratave të Kosovës në arenën ndërkombëtare. E vlerësojmë shumë kontributin e Gjermanisë në fusha të tilla si zhvillimi ekonomik, arsimi, siguria dhe shkëmbimi kulturor, teksa forcojmë edhe bashkëpunimin tonë ekonomik e shoqëror, i cili kontribuon edhe në stabilitetin dhe progresin e të gjithë rajonit.” u shpreh Bislimi, njofton ZKM.

Në përfundim, Bislimi tha se Kosova është tashmë një shtet i cili synon anëtarësimin në OKB, BE, NATO, Këshill të Evropës, dhe organizata të tjera ndërkombëtare, ku edhe me mbështetjen e shteteve aleate e partnere si Gjermania, ecim drejt realizimit të këtyre synimeve./Arbresh.info

Laporta dorëzon mbi 8 mijë nënshkrime dhe premton epokë të r...
SHBA-ja lëshon alarmin e sigurisë, paralajmëron qytetarët e ...
Hamza: Po që se do vinte një kandidat i familjes Jashari, 22...
Sulmi ndaj gazetarit Pacolli, Prokuroria: Po zhvillohen heti...
Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën në Itali, Peci ngushël...
Godet Ylli, transferon Donatas Sabeckis