Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim ditën e sotme ministren për Çështje Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre.
Zëvendëskryeministri e falënderoi Danimarkën për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare e rrugëtimin tonë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe drejt integrimit evropian.
Ai theksoi rëndësinë e avancimit të Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian, gjersa vendi ynë ka aplikuar për anëtarësim në dhjetorin e vitit 2022 dhe në katër vjeçarin e fundit ka shënuar progres në zbatimin e reformave në kuadër të procesit të integrimit evropian.
Gjithashtu foli rreth progresit demokratik që ka njohur vendi të dëshmuar edhe nga matjet e indekseve ndërkombëtare në rritje ekonomike, luftën kundër korrupsionit, sundim të ligjit, liri të shprehjes. Veçoi sektorin e teknologjisë së informacionit si fushë me potencial të madh të Kosovës, me këtë sektor që prin në terma të përqindjes në rritje të eksporteve të shërbimeve në TI, teksa nënvizoi edhe se përgjatë këtij mandati kemi dyfishuar investimet e huaja direkte.
Diskutuan dhe rreth situatës gjeopolitike në Evropë dhe aktualitetit në vend dhe rajon, gjersa Bislimi nënvizoi angazhimin, përkushtimin e vazhdueshëm dhe orientimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, NATO dhe Këshillin e Evropës.
Danimarka do të marrë kryesimin e Presidencës së Këshillit të BE-së në gjysmën e dytë të këtij viti duke pasuar presidencën aktuale të Polonisë. Bislimi shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim të ngushtë dhe thellim të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe./Arbresh.info/

Promovim i turizmit, Edi Rama ndan pamje nga lumi Vjosa
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë