Zëvëndëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi në konferencën për media ka folur edhe për takimin e djeshëm me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.
Bislimi tha se në takim është diskutuar për largimin e masave ndëshkuese të BE-së.
“Kemi diskutuar edhe problemet e pa rrëfyera për konsumimin e energjisë. Tema e dytë është vendosja e matësve digjitale. Kemi trajtuar zbatimin targave në mes Kosovës dhe Serbisë , ku kemi njohjen e reciproke ku duhet të kemi auto shkolla ku jemi munduar që të gjejmë zgjedhje”, u shpreh Bislimi.
Lajçak tha se kanë diskutuar edhe për rregulloren e BQK-së, si dhe zgjedhjet e parakohshme në veri.
“Kemi diskutuar brenga për rregulloren e BQK. Kemi folur për zgjedhjet e parakohshme ne veri ku ka paqartësi se kur duhet caktuar datën për shkarkimin e kryetarëve”, tha Bislimi./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Bislimi: Rregullorja e BQK-së nuk e ndalon e as nuk merret me dinarin serb
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...
Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Trump po vëzhgon me kujdes r...
Elijona Binakaj: Kam humbur xhaxhanë, kjo heshtje është dhim...
Juve s’heq dorë nga Spalletti, arrihet marrëveshja për kontr...
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Kosova është de...