Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti dje Kryesuesin e Komisionit për Çështje Evropiane të Bundestagut Gjerman, Anton Hofreiter.
Zëvendëskryeministri e njoftoi Hofreiter për avancimet që ka bërë Kosova në fushën e zhvillimit ekonomik, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe fushave të tjera.
Ndërsa, Hofreiter u shpreh përkrahës për procesin e liberalizimit të vizave dhe tha se do të ketë energji të re në kuadër të Procesit të Berlinit.
Zëvendëskryeministri Bislimi, gjithashtu tregoi që zgjedhjet demokratike në Ballkan janë përkthyer në sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe rikthim të shpresës së qytetarëve.
Ai falënderoi Gjermaninë për ndihmën në fushat e ndryshme nga energjia, në ekonomi dhe diplomaci, dhe gjithashtu kërkoi më shumë përkrahje të Gjermanisë në investime në Kosovë./arbresh.info/



Hoti merr vendim për themelimin e katër komisioneve
Tragjike: Humb jetën një 10-vjeçar në Tetovë, ra nga ballkon...
Kryediplomati kroat: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë më 1999 sh...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte arrin në Shkup
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë paralajmëron rritje të kosto...
“Çdo sukses është për ju”, Elijona shkon te varret e nënës d...