Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua me përfaqësues nga Oda Tregtare Kosovaro Turke.
Sipas njoftimit, ata biseduan rreth bashkëpunimit të Kosovës dhe Turqisë në rrafshin ekonomik, rritjen e investimeve të kompanive turke në Kosovë e rritjes së eksporteve të Kosovës në Turqi, shkruan Arbresh.info.
Më tej, në njoftim thuhet se u trajtuan zhvillimi i dyanshëm i turizmit dhe angazhimi i Odës Tregtare Kosovaro Turke në evente të cilat kanë për qëllimin promovimin edhe të shtetit tonë dhe krijimit të urave të bashkëpunimit për bizneset e Turqisë dhe Kosovës.
Bislimi theksoi se qeveria mbetet e angazhuar në rritjen e mundësive investuese për kompani të huaja në Kosovë dhe lehtësimin e bashkëpunimit, në dritën edhe të punës që po zhvillohet mbi Agjencinë e Investimeve dhe Eksporteve që do të funksionojë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, por edhe atasheve ekonomikë të Kosovës në kryeqendrat kryesore anembanë botës./Arbresh.info/
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin para, stoli ari dh...
Bilanci 24-orësh i Policisë së Kosovës: 44 aksidente trafiku...
Zvicra pezullon vendimet e aplikimit për azil nga iranianët