Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi ka pritur sot në takim deputetin e zgjedhur shqiptar nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin.
Bislimi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se me deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, kanë diskutuar mbi zhvillimet aktuale me theks të veçantë në pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, shkruan Arbresh.info.
“Bashkëpunimi i vazhdueshëm është i rëndësishëm për adresimin e shtypjes e diskriminimit sistematik me të cilin ballafaqohen bashkatdhetarët tanë”, ka shkruar Bislimi.
“Përkushtimi dhe angazhimi i qeverisë vijon të jetë produktiv edhe gjatë këtij viti ku kemi ndarë 3 milionë euro për Luginën, mbështetje financiare kjo më e madhe për 50%, një milion më shumë sesa viti 2023, me qëllim mbështetjen e pakusht në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar, traditave, kulturës e gjuhës”, ka thënë Bislimi.
Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 17 nëntor në Serbi, Kamberi ka fituar edhe një mandat të deputetit në Kuvendin e Serbisë./Arbresh.info/
Ambasadori Reka takoi ushtarakë nga Kolegji Luftarak i Ushtr...
Zbulohet “tradhtari” në zhveshtoren e Real Madridit – ky loj...
Hysen Durmishi thotë se ka vendosur të mos garojë për depute...
KFOR dhuron pajisje edukative për shkollën `Fetah Sylejmani`...
Rama takon Sekretarin e Shtetit të Iowa-s, flasin për invest...
Kurti njofton aderimin e Adelina Tërshanit në VV, do të kand...