Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim një delegacion nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, kryesuar nga shefi i ri i këtij misioni për Kosovë, Sebastian Sosa, e ku prezent ishte dhe ai paraprak, Gabriel di Bella.
Në takim u theksua bashkëpunimi i frytshëm dhe i shkëlqyeshëm me FMN-në dhe vazhdimësia e tij. Nga FMN-ja u vlerësua lartësisht performanca e institucioneve të Kosovës lidhur me reformat e ndërlidhura me marrëveshjet mes Kosovës dhe FMN-së.
Aktualisht po punohet intensivisht e për së afërmi me institucionet relevante lidhur me projektet në energji, me theks të veçantë ato në energjinë e ripërtërishme.
U trajtuan dhe rezultatet pozitive e performanca e Kosovës në indikatorët kryesorë makroekonomikë, ku edhe pritet që trendi të vazhdojë të jetë pozitiv, në krahasim dhe me shtetet e tjera të rajonit.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi delegacionin për bashkëpunimin dhe bisedat gjithmonë të frytshme, duke nënvizuar dhe rëndësinë në vazhdimin e punës në ngritjen e kapaciteteve, të cilat do të reflektojnë në një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm./Arbresh.info




Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin para, stoli ari dh...
Bilanci 24-orësh i Policisë së Kosovës: 44 aksidente trafiku...
Zvicra pezullon vendimet e aplikimit për azil nga iranianët