Dardan Sejdiu i Vetëvendosjes ka thënë se Albin Kurti ka bërë bisedë telefonike me kreun e LDK’së, Isa Mustafa, dhe se Kurti e Mustafa do të kenë një takim shumë shpejt.
“Me qeverisje e Vetëvendosjes do të rregullohen të gjitha dallaveret në agjencione ku nuk do të kenë më lidhje me parti politike, do të ketë vetëm punëtor të vërtetë”, ka thënë Sejdiu në Interaktiv të KTV’së.
Ai ka shtuar se kjo do të arrihet vetëm me qeverisjen e VV’së, bashkë me partnerin LDK.
Ai ka shtuar se për të arritur një qeverisje më të mirë se këto 17 vitet e fundit, partneri i tyre LDK nuk duhet t’i kundërshtojë në vendime.
Ai tutje ka thënë se PDK’ja duhet gjithsesi të shkoj në opozitë.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...