Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të bisedës mes Dejona Mihailit me Nagip Krasniqi, ku ky i fundit, sipas bisedave, konfirmon përfshirjen e Martin Berishajt në dallavere me rrymë.
Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se ky publikim konfirmon dhe vërteton të gjitha dyshimet që i ka ngritur gati tre vite më parë, përcjell Arbresh.info.
Lexo edhe:
“PDK ka qenë këmbëngulëse në themelimin e Komisionit Hetimor për aferat korruptive në fushën e energjisë. Publikimi i komunikimeve të Dejona Mihalit me Nagip Krasniqi konfirmon dhe vërteton të gjitha dyshimet tona që i kemi ngritur gati tre vite më parë”, ka shkruar Çitaku.
“Sot të gjithë e kanë të qartë se GEN-in serb dhe Martinin e kemi dhuratë nga Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje. Ftojmë institucionet e rendit t’i shkojnë deri në fund hetimeve, dhe udhëheqësit e kërtyre skemave abuzive, të cilat varfëruan qytetarin dhe pasuruan pushtetarët, të sillen para drejtësisë”, shkroi tutje ajo./Arbresh.info
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...