Deputeti i zgjedhur i LVV, Arben Rexhaj ka reaguar pas publikimit të bisedës së kryesisë së LDK-së në Viber, të cilët ngritën akuza për skema të organizuara kriminale me votat e diasporës.
Me anë të një postimi në Facebook, Rexhaj tha se LDK-ja e pranon që ka pasur vjedhje industriale të votave nga diaspora.
“PZAP dhe Gjykata Supreme rrëzoi ankesën tonë në lidhje me manipulimin e votave nga diaspora. Ndërsa vetë LDK-ja e pranon që ka pasur vjedhje industriale të votave nga diaspora. Prandaj veprimet e tyre kanë qenë jo të drejta, të turpshme dhe ato e kanë lënduar demokracinë në vendin tonë. Çdo orë që vonon prokuroria në hetimin e kësaj ngjarjeje e thellon edhe më tej problemin”, ka shkruar Rexhaj./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...