Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joseph Biden, ka deklaruar se stabiliteti në rajon është i rëndësishëm për tërë Evropën dhe, se Serbia është gurë themeli i rajonit.
Biden i ka falënderuar serbët për mikpritje, duke thënë se me këtë i kanë bërë nipërit e tij të mendojnë se ai është shumë i rëndësishëm.
“Zotëri kryeministër, keni kaluar një rrugë të gjatë për ta bërë shtetin tuaj që të jetë fitimtar në shumë fusha. Ju falënderoj për pritjen në aeroport. Nipat e mi i keni bërë të mendojnë se jam person i shumë i rëndësishëm. Vizita ime është e shkurt, por mendoj se kemi arritur shumë. Njihemi gjatë, Obama dhe unë e respektojmë lidershipin tuaj në situata të rëndësishme, e veçanërisht në raporte me Kroacinë”, ka thënë Biden në konferencë për mediat serbe, transmeton lajmi.net.
Numri dy i SHBA-së ka thënë se ndër temat kryesore gjatë bisedës më Vuçiqin ka qenë dilogu mes Kosovës dhe Serbisë duke vlerësuar se “nevojitet ende punë për t’u larguar nga historia”.
Biden e Vuçiq kanë folur edhe për raportet e fundit Serbi-Kroaci dhe për deklaratat që kanë acaruar situatën, kryesisht me rastin e festës kombëtare të këtyre të fundit.
Hoxhaj mban fjalim në Kongres Amerikan, kërkon anëtarësimin ...
Meriton Korenica realizon gol ndaj UTA Arad
Përurohen investimet në efiçiencë të energjisë elektrike në ...
Gërvalla priti në takim gazetarët nga Ukraina
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...