Deputeti i NISMA-s, Bilall Sherifi, në emisionin “Rrokum Roll” të Klan Kosoëvës, ka thënë se vendimi i Kryesisë së Kuvendit për kontrollimin e deputetëve para se të hyjnë në seancë është një poshtërim.
“Asnjëherë s’kanë me u përdorë armë në Kuvend. Qeveria ia ka nis me folë e me mendue në emrin tonë, sepse ne gjithmonë kemi thënë se s’ka me pasë përdorim të armëve”, ka thënë Sherifi.
Duke folur për kërkesën e opozitës për tyërheqjen e nënshkrimit nga marrëveshejt e Brukselit, Sherifi ka thënë se “gjithmonë ekziston mundësia e heqjes së nënshkrimit, sepse çdo ligj e çdo marrëveshje mundet me u heq pas ratifikimit në Kuvend, e aq më e lehtë është për këtë marrëveshje që as nuk është ratifikue në Kuvend”, tha Sherifi, lidhun me heqjen e nënshkrimit nga kryeministri Mustafa, transmeton Teelegrafi.
Duke folur për sjelljen e pozitës, ai tha se “bazhdojnë me lojë të fjalëve, por nuk kanë ende diçka për me pru në tavolinë si zgjidhje të kësaj situate”.
“Mosdurimi në mes të partnerëve të koalicionit, ka fillue me u vërejtë edhe në publik”, tha ai.
Sipas tij, pak ka rëndësi nëse ata donë me perdorë edhe dhunë ndaj deputeteve, duke folur lidhu me kërkesën për futjen e policisë në Kuvend, nëse do të ketë ndonjë aksion nga opozita.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër