Kryetari i lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka uruar përvjetorin e pavarësisë së Kosoves.
Pavarësia e Kosovës shënoi një kapitull të ri për shqiptarët. Pas shumë dekadash vuajtje, trysni dhe luftëra, më 17 shkurt 2008 Kosova gëzoi pavarësinë dhe u shpall shtet i pavarur dhe sovran, i pranuar nga shumë shtete ndërkombëtarisht. Shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë por edhe të dhimbshëm, sepse për t’u arritur ky ideal historik,u derdh shumë gjak dhe u shuan shumë jetë.
Në emrin tim personal dhe të gjithë aktivistëve të Lëvizjes BESA, më lejoni të uroj 12 vjetorin e pavarsisë, duke shpresuar që Kosova të jetë gjithmonë e qetë dhe stabile, dhe t’i kontribojë paqes dhe stabilitetit rajonal. Datat e rëndësishme janë pjesë e pa ndarë e jona, sepse të njejtat na rikujtojnë historinë tonë të lavdishme kombëtare mbi themelet e së cilës duhet të ndërtohet e ardhmja e ndritshme e kombit tonë.
Urime Kosovë 12 vjetorin e PAVARËSISË, rrofsh e qofsh!
Besmir Lika
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini
Juventusi i ofron Zhegrovën Evertonit për sulmuesin e tyre, ...
Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...