Pas uljes së temperaturave në vendin tonë, Gjykata e Apelit ka vendosur ta kthejë orarin e rregullt të punës.
Vendimi është marrë nga kryetari i Apelit, Valon Totaj.
“Gjykata e Apelit e Kosovës, duke u bazuar në vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nr. 261/2025, të datës 27 qershor 2025, si dhe ndryshimit të kushteve klimatike dhe paralajmërimeve nga institucionet relevante se temperaturat e motit do të bien ndjeshëm nga dita sotme si dhe ditëve në vijim, Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj ka vendosur që nga sot orari i punës rikthehet në gjendjen e rregullt, ashtu që puna do të zhvillohet sipas orarit zyrtar”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se këto masa do të rishikohen në varësi të kushteve klimatike dhe vlerësimit të menaxhmentit të Gjykatës.
Më 2 korrik, Apeli kishte vendosur ta reduktojë orarin e punës për shkak të temperaturave të larta. Njëjtë kishte vendosur edhe Gjykata Themelore në Prishtinë, Gjykata Supreme dhe Gjykata Komerciale. /BetimipërDrejtësi
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...