Disa minuta para se të fillonte mësimi të martën në klasën e katërt të shkollës fillore “Vehbi Ibrahimi” në fshatin Uglarë të Gjilanit, është shkëputur dhe ka rënë një pjesë e izolimit të tavanit derisa në klasë ndodheshin së paku 10 nxënës.
Pjesa e stiroporit që ka qenë e ngjitur për plafon kishte filluar të bjerë ngadalë, kështu që incidenti ka kaluar pa lëndime.
Përmes një njoftimi për media, policia ka bërë të ditur që nxënësit ishin në klasë kur ka rënë izolimi nga tavani.
Policia ka arrestuar personin e dyshuar, i cili ishte përgjegjës për kryerjen e punimeve në shkollë, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...