Numri i kosovarëve që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë drastikisht.
Numri i azilkërkuesve kosovarë është më pak se 200 vetë. Këtë e ka bërë të ditur Petrit Selimi, ish-ministri i punëve të jashtme.
“Kosovarët kanë shënuar numrin më të ulët ndonjëherë të azilkërkuesve në BE, me më pak se 200 në Bashkimin Evropian, thuhet në raportin e fundit të trendit të azili nga AESO. Shumica prej tyre që kërkojnë vendbanim të përhershëm në BE tani shkojnë përmes vizave të punës në Gjermani, Kroaci, Slloveni, etj.” shkroi Selimi në Facebook.
Në Kosovës është rritur dukshëm numri i aplikuesve në ambasada që kërkojnë viza pune në vendet e Bashkimit Evropian.
Në vitin 2015, Gjermania kishte refuzuar 99% të kërkesave të kosovarëve për azil.
Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 met...
Bislimi akuzon Petkoviqin për deklarata të rreme pas takimit...
Maqedonci nga SHBA: Thellimi i bashkëpunimit në mbrojtje me ...
Edhe pse luan aty, ish-lojtari i Ajaxit arrestohet në Dubai ...
Gyokeres në qendër të polemikave me klubin e tij – Arsenali ...
Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, r...