Bie borë edhe në Kosovë

20:47 | 25 Prill 2016
M. A.

Me rikthimin e temperaturave të ftohta dimërore, në Kosovë është rikthyer edhe bora.

Në këto momente, në disa pjesë të vendit raportohet të jetë duke rënë borë.

Reshjet e borës, të përziera edhe me shi, kanë bërë edhe që komunikacioni të zhvillohet me vështirësi në disa rrugë magjistrale.

Shpërndaje në rrjete sociale