Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka nisur një bashkëpunimin me Bibliotekën e Kongresit në ShBA përmes programit të shkëmbimit ndërkombëtar, Duplicate Materials Exchange Program (DMEP).
Ky program do të mundësojë shkëmbimin e librave, monografive, revistave dhe materialeve të tjera akademike me fokus në shkencat shoqërore.
Në takimin e mbajtur më 5 shkurt 2025, përfaqësues nga Biblioteka e Kongresit dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës, drejtoresha e përgjithshme e BKK-së, Blerina Rogova Gaxha dhe zëvendësdrejtoresha e Departamentit të Zhvillimit të Koleksioneve, Lavdie Mani, u dakorduan për fillimin e këtij bashkëpunimi, duke nisur me përzgjedhjen e materialeve të para për shkëmbim nga të dyja palët.
Ky hap do të mundësojë ndërtimin e një baze të fortë për zhvillimin e mëtejshëm të programit dhe pasurimin e fondeve të të dy institucioneve.
Sipas një komunikate pwr media, Biblioteka e Kongresit ka shprehur një interes të veçantë për pasurimin e fondit të saj me materiale nga Kosova të cilat reflektojnë gjendjen në Kosovë, me synimin për të ndërtuar një koleksion të veçantë kushtuar vendit tonë. Kjo nismë jo vetëm që forcon lidhjet akademike mes dy institucioneve, por gjithashtu rrit njohjen ndërkombëtare të kulturës, historisë dhe zhvillimeve sociale në Kosovë.
“Ky bashkëpunim do t’u japë studiuesve dhe lexuesve ndërkombëtarë qasje më të gjerë në botimet nga Kosova, duke ndihmuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë intelektuale të vendit tonë”.
Dënimet me burg të përjetshëm, Deliu: Drejtësia s’duhet të m...
Burg i përjetshëm për Naimin, flet babi i Liridonës: Deshti ...
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të...
Flick dëshiron rinovimin me Barçën, ëndrra e tij ta fitojë L...
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...
Naimi në burg përjetë, flet vëllai i Liridonës: Shkon për fë...