Beyonce sapo është siguruar që sërish të gjithë në internet të flasin për të pasi ka konfirmuar edhe zyrtarisht turneun botëror “On The Run Tour II” me Jay Z.
Mbretëresha e pop muzikës ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për të konfirmuar turneun me bashkëshortin e saj.
Ajo e konfirmoi turneun me një klip bardh e zi që shfaqë dashurinë e madhe që mbretëresha ka për reperin.
Duke filluar nga e mërkurja e 6 qershorit, çifti do të ndalet në plot 15 qytete përreth Britanisë së Madhe dhe Evropës, e 21 qytete tjera të Amerikës së Veriut.
Në verën e vitit 2014, Beyonce dhe Jay Z performuan gjasht ëjavë dhe arritën që të shesin biletat e të gjitha koncerteve.
Turneu u mbyll me dy koncerte ndërkombëtare në Paris ku u xhirua edhe një video nga rrjeti televiziv HBO që mori edhe nominim Emmy.
Shitja e biletave fillon nga 14 marsi në ora 10:00. /Telegrafi/
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosov...
Ndeshja Poloni – Shqipëri, FSHF njofton se është hapur proce...
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqje
Almir Kryeziu “Ylli i Javës” në Superligën e Kos...
J’von McCorrmick, MVP i javës në Superligën e Kosovës
Haxhiu takon Ambasadorin e Sllovenisë, flasin për shkëmbimin...