Në seancën solemne të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, është mbajtur takimi i parë inaugurues i legjislaturës së re.
Në praninë e përfaqësuesve të institucioneve vendore, organizatave të dala nga lufta, përfaqësues të klerit fetar, si dhe qytetarëve të shumtë, deputetët e zgjedhur të Kuvendit Komunal të Rahovecit unanimisht u betuan dhe filluan detyrën e re në këtë mandate legjislativ.
Në këtë seancë inauguruese para të pranishmëve u betua edhe Kryetari i zgjedhur i komunës Smajl Latifi, i cili në fjalën e tij të rastit para të pranishmëve u zotua që do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve.
Kryetari Latifi tha se do të jem i përkushtuar maksimalisht t’ju shërbejë me nderë, përgjegjësi, transparencë dhe sipas ligjit. Do të krijojmë bashkërisht një marrëdhënie korrekte, funksionale, dhe të përgjegjshme me Kuvendin e Komunës, me bindjen e thellë se do të reflektojmë së bashku tiparet e një qeverisje demokratike dhe të suksesshme u shpreh mes të tjerash kryetari Smajl Latifi.
Mazda shtyn prezantimin e veturës së parë elektrike
Mercedes shqyrton prodhimin e armëve: Bota është bërë e papa...
MRI-ja e re zbulon detaje të syrit dhe trurit që deri tani i...
5 shenja se lëkura po humb kolagjen dhe si ta ngadalësoni kë...
Alis ngjitet në skenën e Eurovision me “Nan” – një per...
Bloomberg: Kosova po ndërton ushtrinë ndërsa vazhdon betejën...