Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur takimin e 192-të me radhë.
Ky takim, në bazë të Rregullores për zgjedhjen e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të KPK-së, është udhëhequr nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili njëkohësisht është anëtar i Këshillit Prokurorial sipas detyrës zyrtare, shkruan Arbresh.info.
Në fillim të këtij takimi, gjashtë anëtarë të rinj të KPK-së, të cilët vijnë nga radhët e prokurorive themelore dhanë betimin, kurse takimi ka vazhduar me pikat e radhës, me ç’rast është hapur thirrja për nominime për Kryesues dhe Zëvendëskryesues të ri të KPK-së.
Lidhur me procedurat për nominim në pozitat e lartcekura, të gjithë anëtarët u njoftuan nga Kryeprokurori i Shtetit, Lumezi.
Kryesuesi dhe Zëvendëskryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës do të zgjidhen brenda afatit të caktuar me aktet ligjore.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?