80 noterët e rinj kanë dhënë betimin para ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi dhe kryetarit të Odës së Noterëve, Shpend Haskaj.
MD njofton se pas përfundimit të ceremonisë, ministrja Haxhiu ndau licencat për noterët e emëruar dhe ju uroi suksese dhe punë të mbarë dhe me përgjegjësi në përmbushjen e detyrave të tyre.
“Tutje ministrja Haxhiu tha se Provimi i Noterisë ka qenë ndër proceset më transparente e profesionale të organizuara ndonjëherë dhe sipas saj shtimi i noterëve të rinj do të përmbushë nevojat e qytetarëve për shërbime noteriale. Në fund ministrja Haxhiu, falënderoj Komisionin për Provimin e Noterisë, Komisionin për përzgjedhjen e noterëve dhe stafin mbështetës të Ministrisë për punën dhe angazhimin e tyre profesional në këtë proces”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...