Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri ka theksuar se veriu i Kosovës mund të integrohet, por sipas tij, atje nevojitet një strategji e mirëfilltë. Ai në një shënim në Facebook ka thënë se ka ende shumë punë për tu bërë për të integruar këtë pjesë në sistemin politik dhe juridik të vendit tonë. Leni fjalët e kthejuni punës!
“Nevojitet punë për integrimin e veriut!”, ka shkruar ai.
Sot në kuadër të projektit të USAID-it që mbështet zhvillimin e komunave të Kosovës e që zbatohet nga PIPS/CDF pata një prezantim për zyrtarë, asambleistë dhe anëtarë të shoqërisë civile të komunave që vijnë nga kjo pjesë e vendit tonë.
Kjo vizitë në pjesën veriore të Kosovës vjen pas shumë viteve, dhe sot dua t’i ndaj disa përshtypje me ju miq:
– kishte intersim për të mësuar më shumë për funksionimin e institucioneve të Kosovës edhe atëherë kur flitej në gjuhën shqipe;
– kerkesa për investime kapitale nga buxheti i Kosovës ishte diskutim shumë me interes dhe shpresëdhënës;
– prezenca e simboleve të shtetit të Kosovës gati se ishte inekzistente, përveç automjeteve të Policisë së Kosovës;
– automjetet pa targa dhe ato me targa të shtetit serb të jepshin ndjenjë shumë të rëndë;
– sektori i shendetsisë, i arsimit dhe pothuajse e gjithë gama e shërbimeve publike vazhdon të ofrohet nga strukturat paralele të financuara nga Beogradi zyrtar;
Konludimi im per kete vizitë të shkurtër është se integrimi i veriut nuk është prioritet dhe nuk ka strategji të mirëfilltë!
Miq, ka ende shumë punë për tu bërë për të integruar këtë pjesë në sistemin politik dhe juridik të vendit tonë. Leni fjalët e kthejuni punës!
Kombëtarja e Kosovës në çiklizëm arrin rezultate të shkëlqye...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Hoxha: Përdorimi i g...
Scott Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP i javës
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...