Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se është e pabesueshme se si krerët e shtetit marrin pjesë në konferenca ndërkombëtare, në takime në shtete të ndryshme, në vizita bilaterale dhe për çudi e habi nuk ka asnjë përfitim për qytetarët e Kosovës.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se për dy vjet të Qeverisë Kurti qytetarët po marrin vetëm fjalë, premtime boshe dhe reflektim për atë që ka ndodhur qe 20 vjet.
Tahiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka qenë për tri javë në Amerikë, ka premtuar investime e korporata, por nuk ka ndodhur asgjë.
“Nuk po ndodh, tash e dy vjet asgjë, koha kur një lider i shtetit del në një fotografi dhe tregon që takoi dikë, është kohë e tejkaluar. Secili prej nesh, ka një kohë të gjatë që e organizon një takim e bënë një fotografi, e merr një buzëqeshje e edhe një shtrëngim dore, por çka po merr qytetari i Kosovës”.
“Për dy vite, qytetari i Kosovës po merr vetëm fjalë, premtime boshe dhe reflektim se çka ka ndodhë qe 20 vjet. E pabesueshme, por e vërtetë!”, ka shkruar deputeti. /arbresh.info/
Tifozët e Lille shpalosën një pankartë të turpshme kushtuar ...
Trump urdhëron publikimin e të gjitha dokumenteve për UFO-t ...
Kryetari i New York-ut: Ramazani është muaji im i preferuar
Takimi i Bordit të Paqes në Washington, Rama ndan momentet d...
Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës
Sot mbahet seanca për buxhetin 2026